Big

Këngëtarja e njohur Big Mama pasi tentoi që të pushtojë tregun muzikorë turk, dhe pas kthimit nga atje, si duket tashmë synim e ka Europën.

E për të pushtuar një treg të madh sigurisht që duhet edhe bashkëpunimi me një emër të suksesshëm në këtë industri. Kështu ka vendosur që bashkëpunimin e rradhës ta ketë me një reper të njohur gjerman por me origjinë iraniane. Shey Tan, quhet reperi i cili këto ditë ka qenë në vizitë në Shkup duke biseduar për projektin përfundimtarë i cili pritet të del në treg brenda dy muajve. ”Express” zbulon fotot ekskluzive që dy këngëtarët duke u argëtuar nëpër klubet e Shkupit.