Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se kanë humbur jetën 9 pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se nga 755 testime të realizuara, 51 persona kanë rezultuar të prekur me Covid.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me koronavirus ka arritur në 97,101 , ndërsa 2,998 pacientë kanë humbur jetën.