Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po kërkon të vendosë kontakte të drejtpërdrejta me liderët e vendeve të tjera që konsiderohen si kundërshtare ekonomike dhe politike të SHBA-së. Pak ditë pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur dëshirën për të takuar presidentin kinez Xi Jinping.

Lajmi u dha nga këshilltari i Biden, Jake Sullivan i cili shtoi se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për të krijuar kushtet për takimin e dy presidentëve. Më 16 qershor presidenti Biden u takua me homologun rus, Putin në Gjenevë.