Pas disa humbjeve të njëpasnjëshme, me këmbënguljen e një “Don Kishoti”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon t’i fshihet realitetit, duke mohuar çdo disfatë deri më tani.

“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur me masakrën zgjedhore”, tha ai pasi u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, duke qenë se po humbiste garën edhe në bashkinë e Shkodrës.

Lexo më tej: “Do jepni dorëheqjen?”/ Basha çudit me përgjigjen: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Komenteve sarkastike në rrjet, iu shtua edhe ai i ish-kryeministrit Berisha, i cili nënvizon se kryetari aktual i PD është i vetmi në planet që nuk pranon humbjen ndërsa renditet i treti.

“I vetmi njeri ne glob qe del i treti dhe deklaron se une nuk kam humbur asnje gare! sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.