Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët në lidhje me problematikat e tyre.

Berisha ka paralajmeruar se nëse vjen në pushtet, do të heqë që në muajin e parë të qeverisë së re taksën e Rrugës së Kombit.

Sali Berisha:

Një nga vendimet e para, do të hiqet taksa anti kombëtare e Rrugës së Kombit. Sot Rama vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge.

Në ndërtim e sipër dërgoi grupin parlamentar me cadra për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit, pasi erdhi në pushtet te tuneli vendosi traun, taksa e trau do të hiqen në muajin e parë, në vendimet e para të qeverisë së ardhshme.