Në një dalje për mediat nga selia blu Sali Berisha ka sulmuar Kongresin e Partisë Socialiste, duke thënë se u mblodhën të gjithë për të legalizuar kanabisin.

Sipas Berishës, në vend që Edi Rama të merrej me rritjen e çmimeve dhe të tregonte për masat që duhet të merren, njësoj si Cosa Nostra, u shpreh ish-kryeministri vendosën të ligjërojnë produktet kriminale.

“Sot natyrisht krye temë nuk mund të mos jetë kongresi i partisë së qeverisë. Ky kongres sic e patë ju vetë, sic e konstatuan mbarë shqiptaret dhe ndërkombëtarët nxiste në kongresin e një mafie shtetërore apo kongresin le ta quajmë të Cosa Nostrës.

Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarët që prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat e tyre dhe kreu i qeverisë sesi do i lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e shumëfishimit të vajit, orizit, të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transportit.

Nuk morëm asnjë përgjigje për këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme i informoi ata se narko shteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin”, tha Berisha.