Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të forta, duke shtuar se sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë.

Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se sistemi TIMS u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin.

“Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritarë. Me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh dhe kriminale. Dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta që janë provë e bashkëpunimit me politikën. Nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz në duart e krimit”. Kështu u shpreh Sali Berisha.