Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga selia e PD se vendimi për shpalljen e tij non-grata erdhi nga hiçi.

Ai tha se ky ishte një vendim i diktuar nga Edi Rama dhe për këtë edhe vetë kongresmenët amerikanë i kanë bërë me dije sekretarit Blinken, se është vendim pa prova.

“Lobimi i Sekretarit të Shtetit për të ndihmuar Edi Ramën. Ju keni një kongresmen që i tha sekretarit të Shtetit se vendimi jot vjen nga hiçi. Po ka një realitet nën ndikimin e Soros është marrë ai vendim”, tha Berisha.

Ai u rikthye në selinë e demokratëve pas vendimit të gjykatës për të njohur ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit