Ish-kryetari i Partisë Demokratike këtë të premte në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën e rritjes së çmimeve në vendin tonë.

Berisha është shprehur se qeveritarët përpiqen që të fshehin realitetin përmes dengjeve  të kashtës.

“Qeveritarët që prisnin që të dëgjonin nga kreu i qeverisë për dhembjet e mëdha që krijojnë rritjet e çmimeve siç është ai i kafshatës së gojës, i shumëfishimit të vajit, të sheqerit, orizit, rritja e çmimit të naftës.  I diktuar nga spekulacionet dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin.

Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, dhe u përgjëruan dhe rrahën gjoksin për fshatarët apo për të tjerët por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për dhembjet e përditshme të qytetarëve i informoi ata se narko shteti ka vendosur që të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar.

Ka vendosur ligjërimin e kanabisit, me anketën kombëtare, për të thënë se shqiptarët janë dakord, kjo është praktikë e shkatërrimit kombëtar. Gjithçka në kuvend kudo që që të mbulojë me retorikë dhe me dengje kashte dhe të tjerë të mbulojë flakët e inceneratorëve, aferën që nga Rama dhe vartësit e Allqi Bllakos dalin si organizatë kriminale që do të vidhnin kushedi sa miliona vetëm në një aferë”, ka thënë Berisha.