Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj SPAK, dhe drejtuesve të këtij institucioni. Berisha tha se, SPAK nuk heton sarajet e Ramës, në Surrel, të deklaruar si të blerë me 2 euro, kur aty shitej me 40 euro metri.

‘Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.

Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e Parlamentit.