Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit. Berisha ka vijuar me akuzat ndaj mazhorancës për portin e Durrësit. Kryedemokrati e ka quajtur sërish një megaferë marrëveshjen për portin. Ai ka akuzuar Ramën se po kërkon të shndërrojë atë në një pronë të vetën. Ndër të tjera Berisha e ka cilësuar marrëveshjen si plaçkitjen më të madhe.

“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit…Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç. Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha.