Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar edhe njëherë se gara në Partinë Demokratike është e hapur. Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se PD është në një proces reformimi të plotë.

I pyetur nga gazetarët për dorëheqjen e Lulzim Bashës, i cili nuk po jep sinjale se do të ndodhë një gjë e tillë, ish-kryeministri tha se ai është peng dhe nuk e ka në dorë veten e tij.

“Gara është e hapur. PD është në një proces të reformimit të saj të plotë dhe total. Rikthimit në të gjitha nivelet e vendimarrjes së saj të votës  që lirë. Cilido që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces është i mirëpritur. Në më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim brava unë mund të them që ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij, por keqpërdoret deri në fund sa të mos mbetet asgjë tek ai”, tha Berisha.

Për deputetët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar gjithashtu largimin Bashës, por prej muajsh ishin në krah të tij, Berisha pranon se në politikë edhe gabohet. Gjithashtu, i fton që të lexojnë mesazhin e zgjedhësve të 6 marsit.

“Në politikë jashtë teorisë së gabimit nuk del askush. Por e rëndësishme është që mbi bazë zhvillimesh, faktesh të korrigjosh gabimet. Zgjedhjet nuk ishin më një debat brenda partiak, ndonëse gjërat ndryshoni. Por zgjedhjet tani ishin në nivel elektoral. Çdo deputet ka detyrën e  tij themelore të lexojë mesazhin e zgjedhësve shqiptarë. Së dyti, duke e theksuar se askush nuk del jashtë teorisë së gabimit, po kështu në politikë secili ka investimin e tij. Askush nuk ka të drejtë di mohojë tjetrin vendimin për tu kthyer te investimi që ka bërë në vite. Këto janë parimet në të cilat ecën PD në moton më e hapur, më e bashkua, më e fortë”, tha ai.