Në mbledhjen me krerët e degëve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur në protestat e paralajmëruar. Kryedemokrati tha se PD ka 44 mijë luftëtarë të cilët iu përgjigjën në çdo kohë për një lëvizje të fuqishme, referuar mbështetësve. Sipas Berishës, këta ‘luftëtarë’ duhet që të mobilizohen dhe motivohen që të krijohet një front opozitar.

“Kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigjën në çdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të udhëheq lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë kërkojnë të mobilizohen ti motivojmë, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin, kemi të bëjmë me një parti shtetit, ajo përmbyset me një front opozitar”, tha Berisha.

Ndër të tjera, kreu i PD-së tha se vendi ndodhet në një situatë shumë më të vështirë se në vitin 1991. Berisha theksoi se në Shqipëri është vendosur një regjim monist që ka në dorë të gjitha pushtetet.