Sali Berisha pas mbledhjes së grupit parlamentar ka folur për gazetarët, ku i është përgjigjur edhe Enkelejd Alibeajt. Berisha thotë se e njeh grupin parlamentar, por kjo nuk do të thotë që ai është grupi, duke theksuar se Alibeaj mund të qëndrojë kryetar grupi deri në qartësimin e situatës.

“Absolutisht cili do demokrat ka të drejta ta çojë te të gjitha forumet. Do të mblidhet kuvendi, do të zgjidhjet këshilli kombëtar dhe çdo njeri ka të drejtë të propozojë. Kjo është e thjeshtë.

Se e njoh grupin unë, nuk do të thotë se Enkeljedi është grupi, deri sa të qartësohet situata. Jemi në një proces dhe në proces e sipër ai mund të qëndrojë kryetar grupi”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD, Berisha u shpreh se nuk është në dijeni, por do të kërkojë transparencë.

“Nuk kam asnjë dijeni po do të kërkoj që të bëhet transparenca. Partia ka financa, por sesi është gjendja e arkës në këtë parti nuk e kam idenë. Do të jetë një zyrë mes këtyre zyrave. Tani nuk ka zyrë kryetari.

Po takoj çdo ditë deputetë dhe kryetar degësh dhe po arrijmë në mirëkuptime duke korrigjuar probleme të caktuara.” – u shpreh Berisha.

Pse Basha nuk mori pjese? 

Pyeteni Bashën, ai është anëtari i grupit parlamentar.