Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar. Sipas ish-kryeministrit këto muaj PD është përballur me kurthe dhe me përpjekje për të shkatërruar opozitën shqiptare. Ai shprehet se këto përpjekje kanë dështuar.

“Kjo parti nuk vdes kurrë. Ajo do jetoj më fisnike. Ju e rithemeluat atë se donin të fshinin nga faqja e dheut regjimin e bazuar në krimin, drogën, urrejtjen ndaj shqiptarëve. U bashkuam dhe rithemeluam PD. Ashtu siç lindi të mbetej avokate e pamposhtur e vlerave konservatore tradicionale. Donim të vendosur që të mbrojmë interesin Kombëtar”, tha Berisha.

Berisha është ndalur edhe një herë tek ish-kryetari Lulzim Basha të cilin e ka cilësuar si bashkëpunëtor të qeverisë.

“Ne po kalonim nga disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Për shkak të një drejtuesi të papërgjegjshëm. Lulzim Basha e konsideroi këtë parti si pronë private. Parimet i zëvendësoj me pazaret dhe bizneset me qeveritë. Fund e kryer anti demokratike.”

“Në zgjedhjet e fundit ishin më të dhunuarat. Ai në vend që të merrte përsipër mbrojtjen e votës, filloi pazare me qeverinë. Bllokoi Komisionin Hetimor të zgjedhjeve duke tradhtuar çdo demokrat” tha Berisha.
Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:

1.Miratohen ndryshimet në statut
2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD
3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
4.Miratohet rezoluta.
5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD