Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët dhe është ndalur te çështja e energjisë. Kreu i PD-së ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama të mos luajë me çmimin e energjisë pasi përndryshe Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ky vend.

Në komunikimin e sotëm, Berisha ka akuzuar qeverinë, KESH-in dhe kryeministrin Edi Rama për vjedhje. Ai tha se vitin që lamë pas Shqipëria ka pasur tepricë energjie, ndërsa shtoi se janë bërë 60 blerje të energjisë afatshkurtra, deri edhe në një ditore.

“Duhet t’u sqaroj shqiptarëve se falë hyrjes në prodhim të kakladës së Devollit, të Fanit, dhe mbi 50 hidrocentraleve të tjera, shqipëria ka prodhuar në vitritn 2021 rreth 9 teravat energji elektrike. Prodhimi i saj rekord që se ka pasur kurrë më parë.
Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka patur mungesë të energjisë, pork a patur një tepricë të mirë dhe prej se paku 2 teravat eksport. Kjo sepse konsumi total i enmergjisë në Shqiëpri është 7.2 teravat, kurse konsumi i rregulluar me tarifa është 5.3 teravat. Po si ndodh kjo. 6 mujorin që kaloi ka qenë një nga 6 mujorët më të bollshëm në shira. Si erdhëm këtu? Ndodhi sepse energjia është shndërruar në shkopin magjik të zgjedhjeve të paimagjinueshme të qytetarëve shqiptarë, nga qeveritarët. Edi Rama, Belinda Balluku dhe ekipi i tyre kanë bërë 60 blerje energjie elektrike, kanë bërë 60 blerje që të gjitha afatshkrutrua, deri edhe në blerje 24 orëshe. Blerje duke ndarë para me të tjerët se blerje të tilla një shtet nuk mund të bëjë. Nëse do që për arsye të caktuar të blesh energji, do bësh një tender së paku 90 ditor dhe nuk ka dyshim që në këtë sasi ti blen energji me çmime minimum dy herë më lirë se san ë blerjet ditore, dyditore, treditore. Përveç kësaj, me këto 60 tendera të realizuar me një platformë të pacertifikuar të fshehtë, nuk mund ti ndiqni këto tendera. Ju e mbani mend kur KESH hapte zarfat para jush, sot platforma është sekret. Ju garantoj se është e pacertifikuar”, tha Berisha.