Pas takimit që zhvilloi me demokratët e Tepelenës, Sali Berisha po zhvillon edhe një takim me demokratët e Përmetit, ku dha mesazhin për protesta të mëdha.

Berisha përsëriti në nisje të këtij takimi thirrjen e tij për bashkimin e demokratëve, ndërsa shtoi se e vetmja rrugë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës është përmes protestave.

“Të mbushim rrugët dhe sheshet”, tha mes të tjerave Berisha.

“Është kënaqësi të gjendem në këtë qytet i cili ka një traditë më të mirën në mendimin poltik shqiptar ne shpirtin njerëzve të tij punëtorë. Është kenaqësi që ju gjej ju të bashkuar. Në mençurinë tuaj ju lexuat mesazhin e 6 marsit, i cili ishte, bashkimi dhe vetëm bashkimi për një Parti Demokratike, opozitë e vertetë shqiptare.

E gjithë përpjekja jonë sot është, për një PD të bashkuar të fortë dhe të hapur, ndaj dhe unë ftoj këtu të gjithë demokratët e Përmetit nga Dhjetori 90 gjer sot, të bashkojmë kontributete tona dhe të ngrihemi si opzita më e fuqishme e kohës.

Të ngrihemi si PD në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve dhe varfërimin e tyre, largimin shqiptarëve nga Shqipëria.

Nuk ka mision me të madh se sa ky mision i cili përmbushet duke u bashkuar.

Ky mision përmbushet para së gjithash duke qendruar bashkë dhe duke hapur PD drejt prurjeve te reja. Ne këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot” tha Berisha.