Sali Berisha e ka ndalur “Foltoren” e radhës në Kurbin. Gjatë takimit me domokratët në këtë zonë, ish-kryeministri paralajmëroi Edi Ramën për atë çfarë e pret nga protestat dhe revolta qytetare.

“Edvin, bëj gati valixhet dhe nisu për Beograd. Në Shqipërisë s’ke vend. Mos harro të marrësh me vete edhe Lul pengun”, tha Berisha.

Ish-kryeministri hodhi akuza të rënda ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, si të përfshirë në afera korruptive me Edi Ramën. Më 11 dhjetor do të bëhet rithemelimi i PD-së tha Berisha.