Vetëm pak orë para protestës së thirrur nga opozita, kreu i PD i është drejtuar qytetarëve me një mesazh.

Duke shpërndarë edhe një video nga protesta e 7 korrikut, Berisha bën thirrje për bashkim në tubimin e sotëm në orën 16:00 para kryeministrisë.

“Sot, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Le të bashkohemi të gjithë në protestë! #sb”, shkruan ai.