Ish-kryeministri Berisha është duke mbajtur një konferencë për shtyp, pak orë pas përfundimit të protestës përpara selisë së PD-së. Lideri historik i demokratëve u shpreh se sot u përjetua qëndresa e madhe e demokratëve dhe se ata u konfirmuan si opozita e vetme në vend. Ish-kryeministri tha se protesta kishte detyrë që të hapte dyert e blinduara nga Basha.

Ish-kryeministri tha se pasi nuk e mbajti dot selinë me personat që kishte brenda, Basha thirri sipas skenarit të parapërgatitur  për ndihmë narkopolicinë, të cilët ndërmorën një terror të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore.

“Përjetuam një betejë për të qendruar opozita e vërtetë e shqiptarëve, të vendosur për të mbrojtur pluralizmit politik në Shqipëri, si edhe për t’u përballur me binonim Rama-Basha”, tha Berisha.