Berisha: Me Ramën zgjedhje të lira s’ka, por ne votuam për dy arsye

PS dhe PD janë kanë bashkuar sot votat dhe kanë votuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atë të reformës Zgjedhore dhe territoriale. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se PD e mori këtë vendim për dy arsye.

“Për dy arsye pranuam ngritjen e komisioneve. Janë seri e pafundme e rekomandimeve të ODIHR. Rekomandimet e drejta t’i kthejmë në ligj ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute shqiptarët nuk do votojnë të lirë me Edi Ramën. Së dyti reforma territoriale ishte një antireformë me standarde pabarazie. Do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi të anulohen”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top