Kreu i PD-së Sali Berisha ka gjetur zgjidhjen e menjëhershme të komunikojë me publikun pasi i është prerë fjala në seancë.

Pasi drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërpreu seancën, kur Berisha zuri foltoren, ai u fut ‘live’ në “Facebook” duke deklaruar se opozita është në parlament për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

“Jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Këta këtu sot diskutojnë për Europën, përjashtojnë nga fjalimi ish-ministrin e Jashtëm. Këta sot diskutojnë për Europën me hijen e tmerrshme të vjedhjeve që kanë bërë me djegësit dhe atë që po përgatisin me Portin e Durrësit. Këta vetëm me Europën që nuk ka asgjë. Sot Taulant Sharra që është de fakto Gentian Sharra me kryebanditin me të cilin ka tendera dhe afera më të pista flet në emër të vasalit të Putinit lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash”, deklaroi Berisha.