Nga “Foltorja” e Pogradecit, ku u zhvendos këtë të martë, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se janë mbledhur 4200 firma për Kuvendin Kombëtar dhe do të dorëzohen nesër në selinë blu.

Berisha iu drejtua Bashës duke i thënë të përkulet para këtyre firmave, ndërsa theksoi se në Kuvend do të jenë 10 mijë.

“Kam një lajm të keq për peng kryetarin. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve të PD se 4200 kanë firmosur. Do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj, do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren ndaj narko-shtetit,” u shpreh Berisha. Ish-kryeministri ka njoftuar më herët se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 11 Dhjetor.