berisha
Duke folur në Kuvend për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ish-kryeministri Berisha i është drejtuar ashpër deputetit socialist të Shkodrës, Paulin Sterkaj. “Nuk të marr në konsideratë as për horr as për balosh. Shko qëllo me revole njerëzit në qendrat e votimit. Ka parë shumë si ty ky parlament, por kanë përfunduar aty ku meritojnë”- i ka thënë Berisha-Sterkajt. Ky i fundit mes buzëqeshjesh është larguar nga salla e Kuvendit. Gjatë numërimit të votave në Malësinë e Madhe, Partia Demokratike ka akuzuar deputetin Sterkaj se ka ushtruar presion ndaj komisionerëve dhe ka qëlluar me qytën e pistoletës përfaqësues të PD-së në këtë zonë.