Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot tek ngjarja kriminale e ndodhur tre ditë më parë në Potam të Himarës, ku polici Arjan Tase vrau me skaf një 7-vjeçare. Kryedemokrati tha se skafi i përket Adhurim Kushit duke e cilësuar si një nga “çunat e Londrës” duke nënkuptuar veprimtaritë ilegale që ata merren. Berisha thotë se është bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit në plazhin e Potamit.

“Janë bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Autori tentoi të largohej por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona kriminelë njëlloj si Arjan Tase menëjherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato, por ngjarja ka dëshmitarë”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.