Nga Pogradeci, ish-kryeministri Berisha në Foltoren e radhës u shpreh se Basha ishte një nga ata që punonte së bashku me Ramën në projektin e Sorosit, dhe ai e kishte marrë vesh këtë gjë.

Ai tha se ai është përpjekur që ta promovojë Bashën, por pasi është shpallur non grata e ka kthyer vendimin e tij për tërheqje nga PD-ja.

Berisha: Që Basha ishte një nga ata që punonte së bashku me Ramën në projektin e Sorosit, unë e kisha marrë vesh. Por kjo nuk më ka ndaluar aspak që të bëja gjithçka për fitoren e PD-së. Nëse ai i kishte lejuar vetës për të bashkëpunuar me kundërshtarët tanë kundër meje, unë nuk ia lejoja vetës një gjë të tillë.

8 muajt e fundit, unë jam përpjekur me gjithë forcën time, që të promovoja kryetarin tonë që të fitonim. Unë pasi jam shpallur non grata dhe kam vendosur pastaj që të tërheq vendimin tim për tu tërhequr nga PD-ja. Unë i isha kundërvënë me gjithë forcën time, copëtimit të Kosovës. Kam denoncuar me forcë narko-shtetin.