11041671_440349936125919_716277450802028795_n

Ish –kryeministri Sali Berisha e sheh si larje hesapesh mes kriminelëve që janë në pushtet, dorëheqjen e Artan Didit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë s ëShtetit. Sipas tij, Didi u largua për të larë duart me krimin dhe për shkak se Edi Rama fshehu kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e Mark Frrokut. Berisha shkruan gjithashtu në faqen e tij në Facebook se kreu i Interpol Tirana, Artan Bajraktari e kishte njoftuar Didin dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për kërkesën e belgëve, të cilët, sipas tij, e kishin porositur që ta mbante të fshehtë e të mos kthente përgjigje. Këtë fakt, ai thotë se Artan Bajraktari e ka pohuar në momentin e arrestimit.

Reagimi i Berishës (i plotë)

“Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve! Larje hesapesh midis balozeve te krimit ne krye te pushtetit!! Te dashur miq, sot keshilli i vraseve largoi dhe flaku si limon te shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar qe rrenoi Policine e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per te lare duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit. Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje. Marredheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh ne thike e ne pike! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek te huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, perdorimin e droges nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transferte 500 mije eurosh te tij ne nje vend mik si dhe disa emerime ne Polici. Boset e pushtetit te krimit po hane njeri tjetrin!! sb