Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët deklaroi se PD-ja ka hapur dyert. Kryedemokrati tha se pret sa më shumë të rinj të garojnë në primare.

Berisha garantoi se do të ketë një përtëritje të elitës politike të PD në interesin më të mirë të saj dhe shoqërisë shqiptare.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë dhe më të madh. Duhet të theksoj me këtë rast, PD është parti e rithemeluar. Rithemelimi i saj është vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj. Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare, në të cilat kanë vendosur të garojnë. Ju ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Ndërkohë një seri departamentesh po krijohen. Një seri intelektualësh të rinj të fuqishëm kanë marrë drejtimin apo janë anëtarësuar në këto departamente. Ju garantoj se do keni një përtëritje të elitës politike të PD në interesin më të mirë të saj dhe shoqërisë shqiptare”-tha Berisha.