Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se hakerat e Iranit kontrollojnë akoma sistemet tona.

Sipas Sali Berishës, nëpërmjet sistemeve si E-Albania po sulmohet Kosova.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në sistemin TIMS nuk mund të futet kush, vetëm në rast të rekrutimit si agjent të ndonjë oficeri shqiptar.

“Absolutisht, kjo është e vërtetë. Këtë e thanë specialistë të fushës nga Kosova. Nuk isha në takim të specialistëve. Por nga mediat njëri prej tyre është specialist i njohur, ata kanë të gjithë tregueset se sulmi vjen nga rajoni dhe njëri më kryesor është platforma dixhitale e Shqipërisë. Se them se e bëjnë specialistët tanë, por ata që kontrollojnë platformën tonë. Ata janë të mbrojtur, përveç Telecom, s’kanë penetruar dot. 

Koreja, grupe autonome ruse, me këtë pune merren çdo ditë. Bëjnë përshesh ato sisteme që nuk kanë mbrojtjen e duhur. TIMS s’ka asnjë lidhje me E-Albania, dhe aty ndërhyhet po rekrutove një oficer. Po e bërë agjent. S’po merrem me agjenturat, se kjo është e tmerrshme. Në Tims s’ka lidhje me E-albania. Mos u çudit që këta që kanë marrë 200 mln të kenë bërë çdo lloj marrëzie në gjoja sistemet tona. Si mund të sulmohet TIMS? Është sistem i mbyllur, dhe Adams. Ky është një shtet kashte!”, tha Berisha.

Berisha dënon hakerimin

“Regjimi iranian ka sulmuar dhe e vërteta është ka davastuar sisteme digjitale të vendit, çmimin e madh për të cilin e paguajnë shqiptarët në shërbime, në sigurinë e tyre dhe jo vetëm shqiptarët. Sulmi që filloi me portalin E-albania kaloi në sistemin TIMS më vonë me MESK dhe ADAMS pa asnjë lidhje me portalin E-albania dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile. 

Dënoj me ashpërsi këto sulme që në formë përfaqësojnë një dhunim të rëndë të sovranitetit të vendit, një agresion në një infrastrukturë me rëndësi kritike si për shërbimet edhe për sigurinë e çdo vendi.” tha Berisha.