Berisha: Cani dhe Ahmetaj refuzuan 6 herë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Ministria e Financave refuzoi 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat ish-kryemini theksoi se të dhëna autentike zyrtare, faktojnë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është autori kryesor i vjedhjes së shekullit me djegësin e Tiranës.

Duke iu referuar dosjes së SPAK, Berisha tha se dëshmohet se Ministria e financave kanë refuzuar 6 herë kërkesën e përsëritur për ndërtimin e djegësit të Tiranës, si një kërkesë e papërballueshme nga pikpamja financiare.

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike zyrtare, origjinale faktojnë se Veliaj është autori më kryesor së bashku me Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna që disponohen plotësisht edhe nga SPAK, dëshmojnë se jo 1, por 6 herë ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, që e konfirmon KLSH.

Janë të gjitha datat në të cilat Ministria e Financave ka shprehur diaprovimin e plotë”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top