Sali Berisha sulmoi këtë të martë Bordet e Transparencës, duke i cilësuar ato si një lak në fytin e qytetarëve shqiptarë që vendosin çmime abuzive jashtë çdo logjike tregu.

Gjatë fjalës së mbajtur në m,bledhjen e Kryesisë së PD, Berisha theksoi se bordet e qeverisë janë bërë të zhvatur në mënyrë të egër qytetarët, nëpërmjet percaktimit abuziv të çmimit të naftës.

“Nuk ka dyshim se problem më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu.

Dy ditë më parë fuçia e naftës në burs ka qenë 108 dollarë, nafta në treg ka qenë 260 e ca lekë. Një muaj më parë ku fuçia e naftës ka qenë po 108 dolllarë, çmimi në treg ka qenë 220 e ca lekë. Bordet janë bërë për një shfryrtëzim të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mundësi që, qumështi, kokrra e vezës, kilogrami i djathit, që gjysmën e bëjnë me qumësht pluhur, ë kushtojë në Shqipëri 107% të mesatares të Bashkimit Evropian”, tha Berisha.