Sali Berisha reagoi pas kërkesës që kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri SPAK që ta hetojë atë për çështjen e CEZ-DIA.

Berisha u shpreh se CEZ i detyrohej Shqipërisë 630 mln euro dhe se Edi Rama dhe Damian Gjiknuri firmosën me CEZ duke shmangur arbitrazhin. Sipas Berishës, kështu ata dënuan Shqipërinë me humbje.

“CEZ është afera më gjigande e korrupsionit në Shqipëria. Shqipëria kishte një arbitrazh. Ky arbitrazh kërkoi vlerësimet me kompaninë ndërkombëtare të pretendimeve të Shqipërisë. Ato vlerësime u bënë. CEZ i detyrohej qeverisë shqiptare 630 mln euro me fatura të vërtetuara.

I detyrohej 3.2 mld euro me dëmet e krijuara. Arbitri ndërkombëtar zgjodhi Shqipërinë. Ishte besimplotë se Shqipëria fiton gjyqin. Qeveria dërgoi drejtues të kompanisë për ndjekje penale. Ndodhi Edi Rama, firmosi marrëveshje me Damian Gjiknurin me CEZ. Pranuan kushtet e CEZ, shmangën arbitrazhin.

Dënuan Shqipërinë me humbje 630 mln euro dhe një pjesë të atyre që ishin krijuar nga CEZ. Ajo dosje, këto që po them janë të vërtetuara nga KLSH dhe komisioni hetimor. Kur SPAK përdoret si skrap i partisë janë të destinuara të mbeten në gjumë. Çdo dosje që disponohet. I këshilloj të manipulojnë dhe ta dërgojnë”, deklaroi Berisha.