Protesta për një faull të pa fishkëllyer, përballja me gjyqtarin Maurizio Mariani, kartoni i verdhë për Antonio Conte. Episodi, edhe për shkak të stadiumit të zbrazët, është perceptuar nga mikrofonat buzë fushës, ndodhi në minutën e 12 të pjesës së parë të Inter-Atalanta, kur gjyqtari iu afrua trajnerit të zikaltërve që po protestonte. “Jemi vetëm në minutën e dhjetë, e kuptoj momentin tuaj, por edhe ju kuptoni timin”, ka thënë me elegancë Mariani, “nuk është faull”.

Conte, ndërkohë, nuk është nga ata që qetësohen lehtë dhe vazhdoi të protestojë duke e detyruar gjyqtarin ta paralajmërojë me kartonin e verdhë: “Mirë? Atëherë mbase nuk është mirë: e verdha!”, replikoi gjyqtari. Fjala e fundit është gjithësesi nga trajneri zikaltër, që rrezikoi në këtë mënyrë përjashtimin: “Bëni protagonistin – thotë trajneri, duke u kthyer në stol – me të gjitha dashurinë që kam për ju…”