Belind Këlliçi, kandidat për primaret e PD-së në Tiranë, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka premtuar moratorium ndërtimesh, pra ndalim të tyre, për një periudhë një vjeçare, nëse ai zgjidhet kryetar i Bashkisë.

“Tani kanë dalë edhe pallate pa leje, i quajën edhe mister. Fillimisht duhet të evidentojmë të gjithë lejet dhe parregullsitë, t’i çojmë para drejtësisë.

Lajmi i mirë është se drejtoresha e urbanisitikës është paraqitur para SPAK. Kam lexuar në media se ka shkuar për shkak të lejeve të ndërtimit.

Jam në favor të moratoriumit një vjeçar, që të bëhet transparencë se çfarë ka ndodhur.

Veliaj erdhi me premtim për moratorium, sepse kemi tetë mijë apartamente stok dhe sot jemi në këtë situatë. Është komplet qasje tjetër”, deklaroi Këlliçi.