Kevin De Bruyne duhet tia dalë të jetë në fushë për ndeshjen çerekfinale kundër Italisë, ndërsa më vështirë është që në kundër të kaltërve të jetë edhe numri 10 Eden Hazard. Kontrollet përjashtuan dëmtimin serioz të të dy lojtarëve, por është më lehtë të rikuperojë për mesfushorin e Manchester City, i cili pësoi një ndrydhje në kavilje, sesa për yllin e Real Madrid, i cili ndjen një tërheqje muskulare. Ndeshja kundër Italisë, e planifikuar për të premten në Mynih, është shumë afër për ta rrezikuar fantazistin, por Martinez do të presë deri në fund për të mësuar nëse mund ta hedhë në fushë në varësi të ndeshjes delikate.

Kështu, De Bruyne me siguri do të jetë kundër italianëve, Hazard vështirë se mund të luajë nga fillimi. Kjo u raportua nga gazeta belge ‘Nieuësblad’ në lidhje me gjendjen e dy talenteve të kombëtares belge që dolën të dëmtuar nga ndeshja kundër Portugalisë. “Lajmet për ata të dy janë shumë pozitive, por do të jetë një garë me kohën”, tha optimist trajneri i Belgjikës Roberto Martinez.