Romelu Lukaku mban Belgjikën në ankth. Sulmuesi i Interit, i rikthyer nga një dëmtim që e ka mbajtur jashtë muajve të fundit, nuk po ngre “kokë”. Belgu vazhdon të ndjekë Kupën e Botës, por nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Martinez në dy ndeshjet e para. Lukaku do të humbasë si ndeshjen hapëse të së mërkurës kundër Kanadasë, ashtu dhe atë pasuese kundër Marokut. Në fakt, BigRom ka kryer vetëm punë të diferencuar në seancën e sotme stërvitore, ku përveç tij mungonte edhe Meunier. Anësori po lufton me pasojat e thyerjes së mollëzës që pësoi më 19 tetor në një ndeshje të Dortmund.

Në këtë pikë, objektivi, duke përjashtuar komplikime të mëtejshme, është që Lukaku të jetë në dispozicion për ndeshjen e tretë. Në grupin e Belgjikës, për Kupën e Botës, ajo është më e vështira në letër. Pikërisht në 1 dhjetor, Belgjika do të luajë kundër Kroacisë. Cështja nuk është vetëm për të ndihmuar kombëtaren e tij të kalojë grupin, brenda mundësive të Belgjikës. Më e rëndësishme është që ai të rikthehet në formë për fazën eliminatore, duke marrë minuta në këmbë.

 

BELGJIKA KA NEVOJË PËR BIGROOM

Aq më tepër që Belgjika, tre ditë para Botërorit, vjen nga humbja në miqësoren kundër Egjiptit. Jo saktësisht mënyra më e mirë për t’iu qasur një kompeticioni në të cilin kombëtarja e Martinezit është thirrur të demonstrojë pjekurinë e saj. E logjikshme, në këtë kuptim, që Lukaku mund të përfaqësojë qendrën gravitacionale të një ekipi të talentuar. E megjithatë, Djajtë e Kuq kurrë në kanë qenë në gjendje të konkurrojnë për një sukses të madh. Belgjika nuk do të sforcojë kohët e kthimit, por BigRom është absolutisht i nevojshëm. Në ditët në vijim do të kuptohet se sa i afërt dhe i mundshëm është rikthimi i tij në fushë.