Kanë mbetur edhe shtatë muaj deri në Kupën e Botës, por pres që disa lojtarë të ndryshojnë klub gjatë verës dhe që në shtator të përjetojnë momente ndryshe nga këto aktuale dhe po i referohem veçanërisht Lukakut dhe Hazardit”. Pak muaj nga Botërori në Katar, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez nuk e fshehu shqetësimin e tij për periudhën e krizës së sulmuesit të Chelsea dhe, në një intervistë për ‘Sun’, ai zbuloi se pret lajme të rëndësishme për të ardhmen e Lukakut në verë.

Fati i ish-sulmuesit të Interit, i cili nuk është integruar në futbollin e Tuchel, nuk ka shënuar në kampionat që nga fundi i dhjetorit dhe nuk ka luajtur asnjëherë si titullar që nga shkurti, është i gjithi për t’u shkruar: për të mbërritur në Katar me një gjendje fizike e mendore shumë ndryshe nga ajo aktuale, Big Rom mund të ndryshojë klub në verë.

Ose të paktën kjo është dëshira e trajnerit të tij Martinez, por lamtumira e Lukakut me Blues, një skenar aktualisht i pamundur duke pasur parasysh penalitetet e vendosura ndaj Chelseat nga qeveria angleze, do të vështirësohej sidoqoftë edhe nga paga e lartë dhe shuma e paguar nga Kampionët e Evropës për ta rrëmbyer nga Interi verën e kaluar (113 milionë euro).

Kjo është arsyeja pse ka shumë pak pretendues të mundshëm për të blerë kartonin e sulmuesit belg: sipas Express, përveç rikthimit të mundshëm dhe romantik te Inter (“Do të kthehem një ditë” tha në një intervistë të fundit), Lukaku i intereson edhe PSG-së dhe Realit, të cilët megjithatë kanë synime të tjera në krye të listës. Në lojë mund të përfshihet edhe Bayern në rast të largimit të Lewandowskit. Në Angli, ndërkohë, më i interesuari është Arsenal.