mark-frroku-473x270_0

Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e deputetit Mark Frroku nën akuzë se ka vrarë një shqiptar. Burime të sigurta nga prokuroria konfirmuan për A1 Report se kërkesa zyrtare për arrestimin e kreut demokristian Mark Frroku ka mbërritur mbrëmë nga Belgjika.
Po ashtu mësohet se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë e nëse parlamenti do të japë aprovimin e tij, Frroku do të duhet të vihet para autoriteteve belge për t’iu përgjigjur drejtësisë atje për akuzën e vrasjes.
Ka qenë jo e rastësishme përmendja e një vrasjeje në Belgjikë në urdhrin e ndalimit që Llalla firmosi për kreun demokristian Mark Frroku, ne lidhje me akuzen se ka inskenuar atentatin qe Doshit pretendoi se Meta kishte urdheruar ndaj tij gjashte muaj me pare.
Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritetet e drejtësisë belge dhe në këto kushte kishte informacion për mbërritjen e një kërkesa nga ana e tyre për arrestimin e deputetit Frroku.