Këtë të diel në mëngjes ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, më 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Me orën dimërore do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.