Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah thuhet se ka lënë të kuptohet se mund të jetë gati të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas dëshpërimit të Kupës së Botës kundër Senegalit, transmeton Gazeta Metro.


Kombëtarja e Egjiptit me humbjen e djeshme ndaj Senegalit përmes penalltive, ka dështuar të kualifikohet për në Kupën e Botës, ndërsa Salah ishte ai që e humbi penalltinë e parë.

 

Salah thuhet se është kapur në një video në dhomën e zhveshjes të Egjiptit, duke folur me bashkëlojtarët e tij dhe ju ka komunikuar atyre se ka mundësi që pas kësaj humbje të mos jetë më pjesë e kombëtares.

 

“Jam krenar që luaj me ju dhe ishte një nder për mua dhe kjo që ndodhi nuk mund të ndërhyhet nga askush sepse për herë të dytë ishte me penallti. Nuk mund të them shumë, por ka qenë një nder të luaja me ju, nëse do të jem në kombëtare pas kësaj apo jo,” ka thënë sulmuesi i Liverpool.

Kurse besohet se prezent kishte qenë edhe ministri egjiptian i Sportit, Ashraf Sobhi, i cili e ndërpreu atë duke i thënë: “Do të jesh aty.”

Ai me Kombëtaren e Egjipit ka luajtur në 84 ndeshje duke realizuar edhe 47 gola, kurse është edhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Egjiptit.