Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihej e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar së fundmi edhe një duet me reperin amerikan, Lil Uzi Vert. Ajo e bëri të ditur këtë përmes një fotoje të përbashkët të tyre të publikuar në Instagram teksa bëri me dije se kënga do të publikohet këtë të premte.

“Die for a man në bashkëpunim me Lil Uzi Vert publikohet këtë të premte”, ka shkruar ajo.

Në një foton e shkëputur nga klipi, Bebe duket mjaft tërheqëse e veshur në një fustan të zi dhe me një pelerinë të tejdukshme në kokë. Në album përfshihen edhe bashkëpunime të tjera me Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Danier, Rick Ross etj. “Better Mistakes” përmban gjithsej 13 këngë dhe deri më tani janë publikuar vetëm tri.

Kujtojmë se gjatë karrierës së saj, Bebe ka hedhur në treg 3 albume. I pari ka qenë në vitin 2015 me titull “I don’t wanna grow up”. Albumi tjetër “All your fault” u publikua në 2017-n në dy pjesë. Ndërsa albumi i fundit u publikua në 2018-n me titull “Expectations”.