Beatrix Ramosaj ka rrëfyer për herë të parë se si e ka kaluar periudhën e vështirë që përjetoi pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.


Këngëtarja nga Kosova, e cila krijoi një lidhje me Donald Veshaj brenda shtëpisë së famshme, u përball me komente negative për veprimin e saj.

 

 

Në një lidhje “Live” me Luana Vjollcën, në kuadër të projektit “Thuaje”, këngëtarja rrëfeu se është përballur me bullizmin që kur ishte një fëmijë pasi ishte më e shëndetshme se të tjerët.

“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal, nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara, ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë, jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat”, tha Trixa.