Beatr

Këngëtarja e re Beatriks Ramosaj, e cila sapo ka lansuar videoklipin e këngës ‘’Qysh ki qef’’, po mundohet të krijojë emrin dhe imazhin e saj në skenen tonë muzikore. Mes shumë këngëtaresh të reja, Beatriks sërish po gjendet dhe po arrin të jetë në vëmendjen e njerëzve.

Dihet që Beatriksa nuk është e vetmja e njohur në familje. Tezja e saj Albëria është yll i muzikes, vajza e tezes së saj Angjelina për një kohë ishte në krye të këngëtareve që pretendonin fronin e yllit, ndërkaq vajza e dajes Argjentina pa dyshim se është një nga këngëtaret favorite të shumë kujt.

Në këtë mes më pak e njohur ka mbetur vetëm e ëma e Beatrikes, Antigona. Megjithatë, së fundi ajo po bën maksimumin që të bie në sy. Antigona poston gjatë gjithë kohës foto në rrjete sociale dhe mundohet të jetë e pranishme. Bile, duket sikur po e konkurron të bijen.

Njihuni me Antigona Ramosajn, nënën beqare të Beatrikses.