Bashkimi Europian ka vendosur të rinovojë sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë, deri në fund të janarit 2023, sipas The Guardian.

Vendimi, një formalitet i marrë nga ministrat e energjisë të BE-së, i referohet sanksioneve që u futën për herë të parë në fuqi në vitin 2014 dhe u zgjeruan ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Bashkimi Europian po shqyrton gjithashtu mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës. Ndërsa shumica e vendeve të BE-së besojnë se konfiskimi është politikisht dhe moralisht i dëshirueshëm, ata janë të shqetësuar gjithashtu s është i paligjshëm dhe se do të krijonte mundësi ndaj padive për bllokun që mund të rrezikonte t’i humbiste rastet në gjykatat e veta.