BE-ja do ta furnizojë Ukrainën me 200 transformatorë të mesëm, me një autostransformator të madh dhe me 40 gjeneratorë.


Lajmin e bëri të ditur, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

Siç raportohet, Lituania do t’ia dhurojë 200 transformatorë të mesëm dhe një autostransformator të madh, Letonia në anën tjetër do ta furnizojë Ukrainën me një autostransformator të mesëm, dhe 40 gjenerator të rëndë do t’i jepen nga rezerva rescEU me bazë në Rumani.

 

Transformatorët, të cilët rrisin ose ulin tensionin në rrjet, janë absolutisht të nevojshëm, sepse kur Rusia godet termocentralet me raketa, i shkatërron ato.

Për më tepër, Franca njoftoi se po dërgon në Ukrainë 100 gjeneratorë me një kapacitet 50-100 kilovat – domethënë secila prej tyre mund të sigurojë plotësisht energji elektrike për disa dhjetëra apartamente ose shtëpi.

Këta gjeneratorë, siç njofton Ministria e Jashtme franceze, tashmë janë rrugës dhe do t’ju dorëzohen autoriteteve ukrainase ditëve në vijim.

 

Grumbulli i mjeteve do të jetë pjesë e një projekti pan-evropian, në kuadër të të cilit Ukraina do të marrë më shumë se 500 gjeneratorë.

Përveç kësaj, Agjencia Shtetërore Amerikane për Ndihmë Humanitare USAID iu dorëzoi ukrainasve 80 gjeneratorë dhe 22,500 batanije.

 

Mjetet janë vetëm një pjesë e programit të përgjithshëm të ndihmës që Ukraina merr nëpërmjet USAID-it.

Në fillim të nëntorit, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se USAID planifikon të dorëzojë 1,600 gjeneratorë në Ukrainë.