Bayerni dhe Muller arrijnë marrëveshje për kontratë të re

Thomas Muller raportohet se do të zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Munichi.

Ai është pjesë e gjigantit gjerman që nga viti 2009, kur kishte bërë debutimin me ekipin e parë pasi kishte kaluar aventurat me ekipet e grupmoshave të reja.

“Bild” ka raportuar së fundmi se Bayerni dhe Muller kanë rënë dakord për një marrëveshje të re.

Palët thuhet se janë dakorduar për një zgjatje të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë. Kontrata aktuale e 34-vjeçarit skadon në verën e këtij viti.

Një njoftim zyrtar nga klubi për marrëveshjen e re pritet të bëhet në fund të kësaj jave.

Pavarësisht se ka luajtur më shumë nga stoli në kohët e fundit, ndikimi i Mullerit si brenda dhe jashtë fushës ndihet çdo ditë.

Gjermani ka fituar gjithçka të mundur me Bayern Munichin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top