Arjen Robben nuk pushon kurrë së mahnituri dhe së luajturi. ‘Tulipani i artë’, tani në forcë tek Groningen, ishte larguar nga futbolli, por nuk ishte në gjendje t’i rezistonte thirrjes së fushës. Dje Robben u aktivizua për 13 minuta në humbjen në shtëpi të Groningenit të tij kundër Heerenveen (2-0).

Lajmi për kthimin në një fushë të Eredivisie të ish-asit të Real Madrid dhe Bayern Munchen, ka bërë menjëherë xhiron e botës e mbërriti deri në selinë e ish-shokëve të skuadrës. Tërhoqi vëmendjen aq shumë sa – duke komentuar foton e postuar nga holandezi – gjermani Thomas Mueller shkroi në Instagram: “U ktheve përsëri në fushë në kohën e duhur, na duhet një jolly për Parisin”, me referencë të qartë për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të programuar për nesër kundër PSG, kur ekipi gjerman do të jetë pa Lewandowski.