Matthijs de Ligt është bindur: Bayern Mynih është hapi i duhur për vazhdimin e karrierës së tij. Lajmi i bijshëm vjen nga Gjermania dhe flet për kontakte të nisura tashmë mes shoqërisë bavareze dhe Juventusit për të sjellë mbrojtësin holandez në Bundesligë. De Ligt, sipas asaj që është mësuar, ka folur me trajnerin Nagelsmann dhe me drejtorin sportiv Salihamidzic, të cilët e bindën për avantazhet e zgjedhjes së Bayern në vend të Premier League.

Problemi mbetet shuma që kërkon Juventusi dhe që Bayern për momentin nuk është i gatshëm ta paguajë. Klauzola e lirimit të de Ligt është më shumë se 100 milionë euro, por shoqëria bavareze si ofertë të parë ka vënë në tavolinë 60 milionë. Shumë pak që bardhezinjtë të pranojnë, por mjaftueshëm për të filluar një negociatë.

Përfshirja e lojtarëve në shkëmbim është një çështje që bardhezinjtë do të donin ta shmangnin, por që mund të bëhet e pashmangshme me kalimin e kohës. Chelsea ofron pak më shumë se Bayern, por sipas Sky Germany ata janë tejkaluar në preferencat e lojtarit, një detaj që nuk është i një rëndësie dytësore. Më pas është Manchester United, aktualisht i mënjanuar, por jo për t’u përjashtuar.

Emri i parë i hipotezuar për Juventusin është Benjamin Pavard, një mbrojtës i djathtë 26-vjeçar me një profil të vlerësuar nga drejtuesit torinezë dhe Allegri. Por fillimisht bardhezinjtë do të përpiqen të përmirësojnë pjesën e parave të marrëveshjes, një gjë aspak e thjeshtë por e nevojshme. Në të njëjtën kohë, Juventus po kërkon përreth për të gjetur një profil ideal për të zëvendësuar holandezin. Emri i lakuar është ai i mbrojtësit të Arsenal, Gabriel, për të cilin Gunners kërkojnë 40 milionë euro.