Cristiano Ronaldo është i vetmi lojtar i Serie A i pranishëm në ekipin e UEFA-s për vitin 2020, përzgjedhje të votuar nga lexuesit. Për asin portugez të Juventusit ky është një tjetër konfirmim, pasi ai është shfaqur në top 11 speciale që nga viti 2007. Padroni i formacionit është Bayern Munich. Ky është formacioni i plotë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Sergio Ramos (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpool), Alphonso Davies (Bayern Munchen), Thiago Alcantara (Bayern Munchen / Liverpool), Kevin De Bruyne (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Juventus), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Paris Saint Germain), Robert Lewandowski (Bayern Munchen).

Në listën e 50 kandidatëve fillestarë (5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues) ishin edhe lojtarë të kalibrit tw De Ligt (Juve), Lukaku, De Vrij (Inter), apo Ilicic (Atalanta).

Për herë të parë është bërë edhe përzgjedhja e futbollisteve, për të seleksionuar formacionin ideal të vitit: Sarah Bouhaddi (Olympique Lyon), Lucy Bronze (Olympique Lyon / Manchester City), Kadeisha Buchanan (Olympique Lyon), Wendie Renard (Olympique Lyon), Magdalena Eriksson (Chelsea), Kheira Hamraoui (Barcelona), Amandine Henry (Olympique Lyon), Delphine Cascarino (Olympique Lyon), Sara Bjork Gunnarsdottir (Wolfsburg / Olympique Lyon), Danielle van de Donk (Arsenal), Pernille Harder (Wolfsburg / Chelsea).