Si pasojë e aksidentit Michael pësoi një demtim serioz në tru aq sa mbeti në koma për shumë vite dhe para pak kohësh burimet thanë se ai është zgjuar por nuk u tregua më asgjë për jetën e tij.

“Ne po vazhdojmë me jetën tonë: “privatja është private” siç thoshte ai gjithmonë. Është shumë e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Michael gjithmonë na mbronte, tani ne jemi duke e mbrojtur atë”, u shpreh ajo. Corinna dhe Michael u martuan në vitin 1995 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Gina, 24 vjeç dhe Mick, 22, të cilët po ashtu do të shfaqen në dokumentar.